Connect with us

Kosovë

Gent Cakaj: Kufiri në mes Kosovës  dhe Shqipërisë nuk duhet të ekzistojë

Publikuar

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj ka thënë se kufiri në mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të ekzistojë.

“Vërtetë jemi dy shtete por kemi një komb.   Kufiri në mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të hiqet menjëherë dhe qytetarët tonë duhet të gëzojnë liri të pakufizuar qarkullimi e mundësi të papenguara për ndërveprim të thelluar ekonomik”, tha Cakaj.

Ai tha se i ka konfirmuar Konjufcës  gatishmërinë e shtetit shqiptar për të vazhduar projektin e ambasadave të përbashkëta.

Cakaj shtoi se kanë trajtuar sot disa probleme me Konjufcën, siç është ai i ambasadave të përbashkëta.

“Me z.Konjufca trajtuam disa probleme që janë thelbësore për bashkëpunimin. E shprehëm gatishmërinë për zhvillimin e ambasadave të përbashkëta. Ne jemi të gatshëm edhe në një numër të konsiderueshëm që të vazhdojmë në të njëjtën praktikë. Dua të theksoj se marrë parasysh se kemi nevojë për konkretizim të bashkëpunimit dhe mbledhje të dy qeverive, i kam propozuar z.Konjufca dy marrëveshje fillestare, e para është që duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës. Marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvojave në procesin e integrimit evropian”, ka thënë ai/Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK