Connect with us

Lajme

Gent Cakaj iu uron suksese VV-së dhe LDK-së në formimin e Qeverisë së re

Publikuar

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, iu ka uruar suksese Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ai ka thënë se në mesin e shumë sfidave, bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë është i domosdoshëm, njofton Klan Kosova.

“Presim me padurim të fillojmë me biseda përmbajtjesore me Qeverinë e re të Kosovës për të zhvilluar një program të përbashkët e në të mirë të dy vendeve”.

klankosova.tv

NA NDIQ NË FACEBOOK