Connect with us

Kosovë

Gazetari Valon Syla po e hulumton rastin e zyreve të AGK-së: Janë thyer për dosje e dokumenta

Publikuar

Analisti dhe gazetari Valon Syla, thotë se është duke bërë një hulumtim për rastin e sulmit të zyreve në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Ai thotë se zyrja është thyer për të ‘vjedhur dosje e dokumente’.

“Jam tu e bo 1 hulumtim ne Asociacionin e Gazetarve të Kosovës… mbramë e kanë thy, me vjedh dosje e dokumenta. More hajduka të pavarur, horë kam me ju bo, sikur Gjonbalën kam me ju permend mas hulumtimit çdo ditë. Kllosharë. Duhet me u bo transparetne krejtë… une e marr vesh.#albanologji #agk #hajduka”, shkruan Syla në FB.

Ndryshe, edhe AGK në njoftimin për thyrjen e zyreve nga persona të panjohur, ka bërë me dijë se ‘janë shpalosur dokumente’.

NA NDIQ NË FACEBOOK