Kosovë
Gaxherri: Çështja e mëditjeve s’është e Albin Kurtit, le të merret me punët e veta

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri sonte në DPD ka thënë se Albin Kurti nuk ka pse të merret me çështjen e mëditjeve të anëtarëve të KQZ’së, për çka sot pati përplasje, transmeton Periskopi.
Gaxherri thotë se ligji nuk e pyet as Albin Kurtin e as Avdullah Hotin.
‘’Ma dorën e shtrëngume që e ka Hoti, s’mundet me e pasë Albin Kurti. Nuk mundet as Albini e as Hoti, ligji vendos për mëditjet. Nëse iu takojnë, kanë me i marrë dhe nuk i vet këta askush. Nëse fillon kryeministri me marr vendime të tillë duke u thirr kishe unë jam tu e pshtu Kosovën, kjo është e njëjtë me mënyrën qysh u hargjonte pa kurrëfarë kriteri paraja”.
‘’Kryeministri nuk duhet të merret me këto gjëra. Është administrata, ministria e Financave’’/PERISKOPI/


















