Connect with us

Bota

Gara për president, Trump e Bloomberg i mëshojnë njëri-tjetrit

Publikuar

me

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe kandidati për president Michael Bloomberg akuzuan njëri-tjetrin për racizëm, gjë që ka çuar në shkallëzimin e luftës së fjalëve mes dy biznesmenëve të pasur.

Presidenti Trump e nisi i pari, duke postuar në Twitter një klip audio të vitit 2015, ku dëgjohet zoti Bloomberg duke mbrojtur përdorimin e një taktike të caktuar të policisë në kohën kur ishte kryetar i bashkisë së Nju Jorkut mes viteve 2002 dhe 2013.

Taktika e njohur si “stop and frisk” ka të bëjë me ndalimin e një të dyshuari pa patur ndonjë arsye të fortë.

“UOU, BLOOMBERG është një racist kokë e këmbë!” shkroi Presidenti Trump në Twitter, koment që më pas e fshiu.

Edhe presidenti Trump në të kaluarën e ka mbështetur një taktikë të tillë.

Zoti Bloomberg, i cili po kandidon për të marrë emërimin e Partisë Demokrate për të sfiduar republikanin Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit, kërkoi ndjesë për përdorimin e kësaj teknike policore nëntorin e kaluar, pak ditë para se të shpallte kandidaturën.

Në një deklaratë të martën, zoti Bloomberg citoi atë që e quajti angazhim tij për reformën në drejtësinë penale dhe barazinë racore, duke shtuar: “Presidenti Trump trashëgoi një vend që ishte duke marshuar drejt një barazie më të madhe dhe na ndau me apelimet e tij raciste dhe retorikën e urrejtjes”.

Të dy personalitetet janë miliarderë. Donald Trump u pasurua me biznesin e pasurive të palujtëshme ndërsa Michael Bloomberg i fitoi miliardat duke shitur informacion financiar.

Zoti Bloomberg nuk po garon në katër garat e para mes demokratëve por po bën një fushatë të kushtueshme në të gjithë vendin përpara garave brenda partisë në muajin mars. Ai është ngritur në anketat e opinionit publik ndërkohë që po shpenzon qindra miliona dollarë për reklama televizive. /VoA

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com