Sport
Fury pritet si hero në Angli

Boksieri u pa i rrethuar nga forcat e sigurimit, ndërsa përkrah tij ishte bashkëshortja Paris Fury teksa po kalonin përmes aeroportit të Manchesterit.
31-vjeçari i përshëndeti të gjithë të pranishmit duke e treguar me krenari rripin si më i miri në peshat e rënda, transmeton lajmi.net.
Britaniku, që e mposhti Wilderin me nokaut në raundin e shtatë, ende e ka të freskët fitorën e së dielës kësisoj është kthyer në Angli për të pushuar.
Anise nuk i ka më shumë se dy ditë nga përballja, triologjia mes tij dhe Wilder pritet të ndodhë para muajit korrik.
‘Gypsy King’ u përfol edhe për një përballje të mundshme me Anthony Joshuan, por siç duket ky plan do të anulohet, të paktën tani për tani. /Lajmi.net/





















