Connect with us

Sport

Fury kritikon Joshuan për fitoren ndaj Ruiz: Vetëm vrapoi në ring

Publikuar

Shumë tifozë të boksit e kishin kritikuar Joshuan  për fitoren kundër Ruiz, duke thënë se britaniku i është shmangur luftës, por një gjë të tillë nuk e bënte Fury. Madje, ai konsideronte se AJ boksoi me maturi.

Por, qëndrimet e ‘Gypsy King’ duket se kanë filluar të ndryshojnë, në kohën kur po afron revanshi i tij me Deontay Wilder.

Së fundmi, Fury ka përqeshur mënyrën e luftës së AJ kundër Ruiz, duke thënë se britaniku vetëm vraponte në ringun e boksit.

“Gjithkush duhet të bëjë atë që duhet të bëjë për të fituar duelin. Por, nëse ishte m*t kur e bëja unë, atëherë ishte dyfish m*t kur  e bëri ai, sepse ishte një punë shumë më e keqe” ka thënë Fury, transmeton lajmi.net.

“Ai vetëm vrapoi gjatë gjithë mbrëmjes, nuk ishte duel i mirë” ka shtuar ‘Gypsy King’.

Fury po përgatitet maksimalisht për revanshin kundër Wilder, të cilin e luan më 22 shkurt, por sigurisht nuk mund t’i lë anash deklaratat e tilla, pasi janë pjesë që e karakterizojnë atë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK