Connect with us

Sport

Fundi i një epoke… Ajaxi që emocionoi të gjithë, po mbetet pa lojtarët kryesorë

Publikuar

më

Për holandezët fuqia kryesore ishin talentet dhe puna në grup, përmes së cilës arritën që nga ‘’modestët’’ të kthehen e favoritet e fitimit të trofeut më të çmueshëm për klube, ndonëse nuk ia dolën ta fitonin.

Mathijs De ligt, Hakim Ziyech, Kasper Dolberg, Laser Schone dhe Frenkie De Jong janë vetëm disa nga yjet e dala nga rekordmenët holandezë që, pas bujës që krijuan, u larguan në drejtim të ekipeve të mëdha.

Shkëlqimi i yjeve paradoksalisht i bëri keq Ajaxit, për pasojë u bë treg i mirë për shumë skuadra që pak nga pak ia shkëputën beniaminët nga radhët e saja me oferta joshëse të cilat nuk mund t’i refuzonte as vetë klubi.

De Ligt dhe De Jong ishin të parët që u larguan për në Juventus dhe Barcelonë, sikur të paralajmëronin se nuk do të ishin të fundit që do t’i linin ‘’Djemtë e Zotit’’. Largimet vazhduan me Schone dhe Dolberg të cilën u bashkuan me Genoan dhe Nice, por as këtu saga e largimeve nuk përfundoi. Ishte radha e largimit të madh, Ziyech, i cili, më në fund iu dorëzua për ofertës tunduese të Chelseas përkundër shumë refuzimeve që iu bëri klubeve më të mëdha evropiane.

Kur jemi në mesin e sezonit në Holandë, skuadra nuk lënë vend për befasi, duke qenë lidere e padiskutueshme në Eredivisie, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ligën e Kampionëve, kompeticion në të cilin e gjetën vetën të eliminuar pas fazës së grupeve.

Edhe pse nuk e ka atë shkëlqimin e një viti më parë, djemtë e Erik den Hag po mbajnë krenarinë dhe ende po dhurojnë futboll të bukur, pa yje por me një vullnet të pashoq./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK