Shëndetësi
Foshnja 30 orëshe diagnostifikohet me koronavirus

Një i porsalindur kinez është diagnostifikuar me koronavirusin e ri vetëm 30 orë pas lindjes.
Ky shënon edhe rastin e personit më të ri në moshë të regjistruar deri më tani, kanë bërë të ditur mediat kineze.
Gjithashtu u tha se foshnja, e cila peshonte 3.25 kg gjatë lindjes, tani ishte në gjendje të qëndrueshme dhe nën vëzhgim.
Foshnja lindi më 2 shkurt në Wuhan, vendi ku ishte edhe epiqendra e virusit.
Nëna e foshnjës testoi pozitive për koronavirusin përpara se të lindte.
Ende është e paqartë se si u transmetua sëmundja – në barkun e nënës, ose pas lindjes.
Koronavirusi deri më taki ka vrarë më shumë se 560 njerëz dhe ka infektuar mbi 28,000 të tjerë në Kinë.




















