Connect with us

Kosovë

Flet nipi i Qerim Kelmendit: E kanë vrarë, totalisht është i djegur

Publikuar

Vrasjen e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelemendit, e ka konfirmuar nipi i tij, Ali Kelemendi.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Ali Kelmendi tha se për vrasjen e nipit të tij është njoftuar mëngjesin e sotëm, rreth orës katër, raporton sinjali.

“Unë  e konfirmoj mixh e kam, e kanë vra e kanë djeg në makinë, totalisht është i djegur. Më tutje nuk mundem me të thënë asgjë”, tha Kelemendi .

I pyetur nëse familja ishte në njohuri për ndonjë telashe eventuale që ka mundur ta ketë Qerim Kelemendi, Aliu tha se nuk di asgjë rreth kësaj.

“Nuk i di detajet se unë jetoj në qytet ai në fshat, veç më ka thirrë vëllau ka ora katër e mëngjesit, më tutje nuk di asgjë. Jam shumë i zënë…”, tha ai.

Rasti është cilësuar si ‘vrasje’, përderisa policia thekson se po bëhet përpjekje maksimale për arrestimin e dorasit

NA NDIQ NË FACEBOOK