Kosovë
Flasin familjarët e viktimave në Gjilan

Në vendin e ngjarjes ku mbetën të vdekur 5 persona, ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Megjithatë ai ende s’është prononcuar për media.
Në vendin e ngjarjes, po ashtu janë të pranishëm edhe familjarët e viktimave.
Familjarët e të vrarëve kanë deklaruar se nuk kanë informacione se si ka ndodhur rasti gjersa nuk kanë njohuri se ka pasur ndonjë mosmarrëveshje në të kaluarën.





















