Kosovë
Fillon takimi qeveritar në Prevallë – prezent edhe Albin Kurti (Foto)

Ka filluar të mbahet takimi i kabinetit qeveritar në Prevallë.
Klan Kosova mëson se ky takim është duke u zhvilluar në “Hotel Sharri” dhe se aty është parë duke hyrë edhe Kryeministri i vendit Albin Kurti.
Takimi është i mbyllur dhe mediat nuk po lejojnë të hyjnë brenda.
Është paralajmëruar se ky takim do të zgjasë me orë të tëra ku pritet të diskutohet për një serë çështjesh.





















