Connect with us

Lajme

Fillon seanca për miratimin e ligjit për PP

Publikuar

me

Ka përfunduar koordinimi mes grupeve parlamentare që u zhvillua në kabinetin e krye-parlamentarit, Talat Xhaferi dhe ka filluar seanca për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike.

E për arsye të fillimit të seancës, deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka anuluar daljen para mediave që kishte caktuar për në orën 11:30 në të cilën do të fliste për ngjarjet e fundit rreth koalicionit me LSDM-në.

Ndryshe, koordinimi mes grupeve parlamentare vjen pasi mbrëmë u thirr seanca për Ligjin për Prokurori Publike, por u ndërpre për shkak se Xhaferi tha se janë paraqitur mbi 30 deputetë për fjalë e kurse ishte revoltuar nga deklaratat e Aleksandër Kiracovskit dhe Ljupço Nikollovskit të LSDM-së, raporton TV21.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com