Connect with us

Kosovë

‘Fillojmë mbledhjen në orën 7 të mëngjesit’ – Del e rreme deklarata e Haki Abazit

Publikuar

Koalicioni qeverisës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sot po qëndron në Prevallë, në një takim pune.

Sipas deklarimeve nga dy partitë, ata sot do të diskutojnë për programin qeverisës 2020-2023. Insajderi ka kontaktuar me Ministrin e Mbrojtjes, Anton Qunin përmes telefoni ndërsa ai e ka konfirmuar se takimi ka filluar në orën 09:00.

“Takimi ka filluar në orën 09:00, të gjithë ministrat jemi prezent”, ka thënë shkurtimisht Quni për Insajderin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit.

“Sot, në takim pune në Sharr me gjithë kabinetin qeveritar, diskutojmë Programin Qeverisës 2020-2023. Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje tjera”, ka shkruar Hoti.

Ndërsa zv/kryeministri Haki Abazi kishte deklaruar që kjo mbledhje do të niste në orën 07:00 të mëngjesit, por ja që nuk ndodhi.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK