Connect with us

Sport

Filloi shitja e biletave për Maqedoni – Kosovë

Publikuar

Nga dita në ditë po afrohet momenti historik kur do të jemi dëshmitar të një ndeshje shumë të rëndësishme për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut dhe atë të Kosovës, të cilat përmes gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, me 26 mars do të kërkojnë finalen e madhe.

Nuk ka dyshim se stadiumi Arena “Todor Proeski” në Shkup do të jetë e stërmbushur, pasi që ka interesim të jashtëzakonshëm për bileta, ndërsa ai do të ketë vend vetëm për 35 mijë shikues.

Risi për këtë ndeshje është se nga sot dashamirët e futbollit në Maqedoninë e Veriut do të mundë të blejnë bileta në Lidhjet Komunale të Futbollit (LKF). Të gjitha klubet në LKF, por edhe qytetarët që gravitojnë në këto vende janë të informuar se deri të hënën – martën, do të kenë mundësi të pajisen me bileta që kushtojnë 300 dhe 400 denarë.

Nënkuptohet se këtë mundë ta bëjnë vetëm me kartë identifikimi. Më pas, biletat që do të mbesin, por edhe kontingjenti i paparaparë i biletave, do të shiten përmes MK Tickets dhe FFM-s.

NA NDIQ NË FACEBOOK