Lajme
Fillimi i parakohshëm i fushatës zgjedhore, Analistët: Qeveria teknike “nxit” hapësirën për propagandë

Edhe pse akoma zyrarisht fushata për zgjedhjet parlamentare nuk ka filluar, Qeveria teknike detyrimisht I ka futur partitë politike në fushatë për të kërkuar vota. Politikolgu Xhenis Sulimani vlerëson për TVM 2, se vetë modeli I qeverisë teknike e ka bërë tashmë praktikë nisjen e betjës politike para kohe mes partive, ndërsa pret ashpërsim të retorikës sidomos në bllokun politik maqedonas.
“Modeli I qeverisë teknike, jep më tepër hapësirë për propagandë, të cilën e shfrytëzojnë të dy palët në këtë rast. Pres gjithashtu ashpërsim të retorikës nacionaliste për faktin se partia në opozitë VMRO-DPMNE do të tentojë të thirret në kartën nacionaliste dhe të sulmojë Marrëveshjen e Prepës dhe të sulmoj gjuhën shqipe, dy komponenta që bënë një kthesë në politikën vendore, ndërkaq pushteti do të tentojë që këtë kthesë ta shfrytëzojë si kryevepër gjatë fushatës.”- tha Xhenis Sulimani, politikolog.
Iseni: Fushata nisi herët, por nuk ka oferta vetëm akuza
Edhe analisti politik Xhenur Iseni është I mendimit se fushata ka nisur para kohe por pavarsisht kësaj partitë shqiptar duhet ti ofrojnë votuesit ofertë konkrete e jo akuza të ndërsjella boshe.
“Apsolutisht që ka nis shumë herët por te kodi zgjedhor nuk parashihet ndonjë ligj I cili mund ti dënonte partitë politike. Shqiptarët dëshirojnë veprime konkrete programe dhe jo fyerje e fjalor të ulët që nuk I përket cultures tonë politike dhe mendoj se partitë duhet të fokusohen në programe por fatkeqësisht disa parti janë nga fundi I veprimtarisë së tyre dhe se nuk do të kursejnë asgjë për të arrtiur qëllimin e tyre”- Xhenur Iseni, analist politik.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare vijn pas vendimit negativ në samitin e tetorit ku vendet anëtare të BE nuk i dhënë datë Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave./TVM2/
















