Connect with us

Lajme

“Fiku moj fiku”/ Rama ironizon me Klodiana Lalën: Ti ke sjellë atë që s’thuhet

Publikuar

Kryeministri Edi Rama është përplasur keq me gazetaren Klodiana Lala, teksa ishte duke folur për letrën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, i cili i kishte dalë në mbrojtje Lulzim Berishës, duke thënë se do e punësojë në bashki, me pretendimin se ishte i varfër.

Lala kundërshtoi Ramën duke thënë se deklarata e tij ishte dënjeshtër dhe kjo ka provokuar debat në studion e emisionit “Opinion”.

Rama: Letra e kryetarit të Bashkisë së Durrësit është një letër ordinere që jepet me qindra e qindra herë.

Lala: Është gënjeshtër!

Rama: Mos e përdor fjalën gënjeshtër me mua!

Lala: Është gënjeshtër!

Rama: Me mua nuk e përdor dot fjalën gënjeshtër.

Fevziu: Mos e kërcëno!

Rama: Këtu çështja nuk është çfarë shkruan kryetari i bashkisë, këtu çështja është çfarë bën gjykata dhe prokuroria.

Lala: Është gënjeshtër, se kryetari i bashkisë është i pushtetshëm…

Rama: Moj zonjë nuk ka njerëz të pushtetshëm, po nuk ka njerëz të pushtetshëm moj zonjë. Ti s’po më lë të flas. Kjo qenka…

Lala: Unë kam sjellë dokumenta.

Rama: Ti ke sjellë atë që s’thuhet. Fiku moj fiku. O Fevzi tani ke ftuar kryeministrin apo çfarë? O Fevzi jam duke shpjeguar arsyen pse kam ardhur.

Lala: E di çfarë pres unë?

Rama: Nuk më duhet fare çfarë pret ti.

Lala: Minimalisht pres të kapni Agim Kajmakun./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK