Lajme
Fier, polici hyn me makinë në oborrin e një shtëpie dhe përleshet me pronarin e shtëpisë

Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në Fier, në mëngjes ka arrestuar një pjestar të policisë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Polici me inicialet P.Sh, gjatë mesnatës teksa po drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një shtëpie.
Gjatë aksidentit ai ka dëmtuar gardhin e shtëpisë në fjalë dhe automjetin e parkuar. Për këtë pronari i banesës është konfliktuar me policin, njofton Top-Channel përcjell Klan Kosova.
Në konflikt e sipër P. SH pasi është prezantuar ka nxjerrë pistoletën dhe janë përleshur sërish.
Policia thotë se qytetari është dëmtuar në dorë nga qitja e pavullnetshme e armës.
Ndërkohë pasi ka mbërritur në vendngjarje është kryer arrestimi i policit si dhe janë kryer veprime hetimore si testi i alkoolit që ka zbuluar se P.Sh ishte në gjendje të dehur si dhe është sekuestruar arma.


















