Sport
Federer futet në operacion, mungon në French Open

Federer, 38 vjeç, ka qenë në formë të mirë pavarësisht moshës – por nuk ka marrë aspak lajme të mira pas kontrollit rutinë që pati, përcjell lajmi.net.
Ai do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik në Zvicër dhe do të humbasë turnet e Dubai, Indian Wells, Bogota, Miami dhe atë më të rëndësishmin – French Open.
Por lajmi i mirë është zvicerani ai do të jetë gati për turneun më të madh në tenis – Wimbledon, i cili mbahet nga muaji qershor. /Lajmi.net/





















