Sport
FC Shkupi nuk po gjen fitoren, sërish barazim në Antali

Skuadra e FC Shkupit u ndal në barazim 1-1 përball rumunëve të Ripensia Timisoar, në kuadër të përgatitjeve që po i zhvillon skuadra shkupjane në Antali. Pjesa e parë u mbyll me dominin të FC Shkupit përball skuadrës rumune, e cila kishte disa raste konkrete për të shënuar gol, por që nuk i realizoi.
Ndryshimi i rezultatit erdhi në minutën e 42-të , pas një aksioni të rrjedhshëm, ku morri pjesë reparti i mesfushës dhe ai i sulmit. Besart Isen ishte nismëtar i aksionit, ndërsa Lamine drejtoi topin te Serzhinjo, që asistoi deri te Dembo, për të zhbllokuar rezultatin dhe për të sjell në epërsi FC Shkupin.
Në vazhdim të takimit, që të dy skuadrat kanë sjellë shumë ndrrime, që më mirë e ka shfrytëzuar ekipi rumun. Në minutën e 78-të, pasi një krosimi në zonë, skuadra e Ripensia Timisoarit, barazoi shifrat në 1-1. Deri në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit, edhe pse të dy ekipe kërkuan goln e fitores.
Ndryshe FC Shkupi zhvilloi 6 ndeshje në fazën përgatitore duke regjistruar 5 barazime dhe një disfatë. Fillimisht FC Shkupi luajti baraz përball Flamurtarit dhe Dritës, ndërsa në Antali vazhdoi me avazin e njëjtë duke luajtur baraz me Çelikun (2-2) dhe Neftçin (0-0), para se të pësojë disfatë 0-1 nga Feronikeli. Ekspedita e FC Shkupi, të premtën mbyll përgatitjet në Antali dhe do të niset drejt Shkupit, ku do të vazhdojë përgatitjet para nisjes së sezonin pranveror.






















