Kosovë
Familjarët dyshuan se anëtari i tyre është prekur me koronavirus, QKUK së shpejti mbanë konferencë

Dyshimet e një familjeje se një anëtar i tyre është prekur me virusin e ri, Koronavirus, QKUK i ka mohuar.
Koha.net mëson se konferenca e QKUK-së do të mbahet pikërisht për t’i hedhur poshtë dyshimet e kësaj familjeje dhe të të gjithë qytetarëve se virusi që ka bazën në Kinë ka mbërritur në Kosovë.
Ata kanë dyshuar edhe në momentin kur i kanë parë stafin mjekësor me maska.
Paniku ka ardhur edhe si pasojë e rekomandimit të dhënë nga OBSH se mjekët duhet të nisin të bartin maska.




















