Connect with us

Lajme

Fabrika iraniane që prodhon flamuj amerikanë dhe izraelitë për t’i djegur

Published

on

Pranë vendlindjes së liderit të ndjerë iranian, Ajetolahut Ruhollah Khomeini, punëtorët në një fabrikë të vogël iraniane shtojnë me zell 50 yjet dhe 13 vijat e kuqe në të bardhë në ato që supozohet të jenë flamuj amerikanë. Po ashtu ata dizejnojnë me kujdes edhe flamuj izraelitë.

Por këto flamuj nuk prodhohen për të qendruar në shtiza. Flamujt amerikanë dhe izraeiltë të prodhuar në këtë fabrikë përdoren për t’u djegur në tubime të ndryshme iraniane.

 

 

Kompania Diba Parcham Khomein shërben si një prodhues i madh për flamujt amerikanë dhe izraelitë që digjen vazhdimisht në mitingjet pro-qeveritare në Republikën Islamike.

Një tjetër grup flamujsh po përgatitet për 41 vjetorin e revolucionit iranian të Martën. Festimet do të marrin një rëndësi të veçantë simbolike mes tensioneve të përshkallëzuara me Washingtonin pas sulmit të SHBA në Bagdad, ku u vrau gjenerali i Iranit, Qassem Soleimani, muajin e kaluar.

Megjithatë, pronari i fabrikës, si shumë iranianë të klasës së mesme, shpreson për marrëdhënie më të mira midis Teheranit dhe SHBA-së.

“Shpresoj të vijë një ditë që flamujt që prodhojmë të jepen si dhuratë,” tha pronari i fabrikës, Abolfazl Khanjani për Associated Press.

Megjithatë, ajo ditë, nuk ka ardhur ende në Khomein, një qytet i njohur si vendlindja e themeluesit të Republikës Islamike. Fabrika është në fshatin e afërt periferik të Heshmatieh. Pasi ngjyrosen, flamujt pastaj varen për tu tharë në fabrikë.