Connect with us

Kosovë

Fabrika e Analfabetizmit: UP-ja shënon 50 vjetorin nën frikën e kryeministrit Kurti

Publikuar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” po feston 50 vjetorin e themelimit të saj. Dhe për nder të këtij përvjetori simbolik, është botuar edhe një monografi. 

Natyrisht, nuk mund të pritej që në monografinë në fjalë të numëroheshin të gjitha skandalet me të cilat është përballur ky institucion arsimor ndër vite. Por, si protestë nga rastësia për një gjë të tillë është përkujdesur një huqje e madhe teknike në ballinë të monografisë në gjuhën angleze.

“Universitety” është shkruar në vend të fjalës “University”. Këtë gabim nuk e ka parë të rastësishëm as profesori i Filozofisë në këtë institucion, z.Blerim Latifi.

“Ky nuk është thjesht gabim teknik. Është simptomë e një fenomeni kronik, prej të cilit tash e një kohë të gjatë vuan Universiteti i Prishtinës: improvizimi i gjërave, bërja shkel e shko e tyre, sa për sy e faqe!” – ka shkruar ai.

Në këto pesëdhjetë vjet ekzistencë, UP-ja është përballur vazhdimisht me mungesë kuadrosh, gjë që e ka çuar drejt një politike të tmerrshme në avancimet shkencore të padrejta të shumë profesorëve.

Këta profesorë kanë bërë jehonë mediale kur në postimet e tyre bënin gabime të tmerrshme drejtshkrimi [por jo vetëm] duke treguar se nuk dinin shkrim-lexim as në gjuhën e tyre amtare.

Nuk dihet se çka do të bëj Albin Kurti, kryeministri ynë i ri, që të përmirësojë gjendjen në institucionin më të vlerësuar në Kosovë. Sidoqoftë, sipas gazetës Blic, Kurti e ka emëruar si këshilltar në kabinetin e tij z.Shkëlzen Gashi, i cili kishte thënë se ky universitet duhej të mbyllej krejtësisht.

Në fillim të kësaj dekade, shkaku i protestave të shumta ishte shkarkuar rektori Ibrahim Gashi për shkak të një publikimi shkencor në një revistë që dyshohej se ishte fiktive nga India. Por, edhe rektori që erdhi më pas, Ramadan Zejnullahu, u mësua se e kishte bërë të njëjtën gjë. Shoqëria civile dhe stutendët më pas do të lodheshin së kërkuari një rektor të denjë e të përgatitur për këtë universitet. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK