Connect with us

Sport

Eysseric në histori të Serie A, luan me dy skuadra të ndryshme në të njëjtën javë

Publikuar

Rasti është shkak i kalendarit për shkak të finales së Superkupës së Italisë, mes Lazios dhe Juventusit më 22 dhjetor.

Në atë rast duhet të luhej Verona-Lazio por u shty për datën 5 shkurt.

Por, në atë datë francezi luante me Fiorentinan dhe zbriti në fushë 8 minuta ndaj Romës në ndeshjen e fituar 4-1 nga verdhekuqtë.

Në merkaton e dimrit, duke qenë se nuk po luante te Fiorentina, Eysseric kaloi te Verona dhe debutoi pikërisht në ndeshjen e shtyrë ndaj Lazios, për javën e 17-të.

Në “Bentegodi” përfundoi 0-0 dhe francezi ishte në fushë.

Pra, me 40 ditë vonesë, e njëjta javë, në fushë me dy skuadra të ndryshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK