Connect with us

Lajme

Erion Veliaj nderon Nexhmije Pagarushën me një park me 100 pemë në Tiranë

Publikuar

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka tubuar sot disa nga miqtë më të mirë të këngëtares së ndjerë, Nexhmije Pagarushës, për ta nderuar atë në mes kryeqytetit shqiptar.

Tirana i ka kushtuar një kopsht me emrin e artistes te Parku i Liqenit, njofton Klan Kosova.

Për këtë Veliaj tha se është një kënaqësi që i përmbushi një amanet të sajin, pasi ajo i donte shumë pemët.

“Kopshti “Nexhmije Pagarusha” te Parku i Liqenit ??? Nuk ka kënaqësi më të madhe se t’i kushtosh një kopsht me 100 pemë artistes së madhe kosovare, e këto pemë t’i mbjellësh së bashku me kolegët e saj artistë.??Sot përmbushëm edhe një amanet të sajin, se pemët i donte kaq shumë.?”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, nga Prishtina udhëtuan një grup artistësh si Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli, Violeta Kukaj e të tjerë.

Kopshti “Nexhmije Pagarusha” te Parku i Liqenit ???

Kopshti “Nexhmije Pagarusha” te Parku i Liqenit ???Nuk ka kënaqësi më të madhe se t’i kushtosh një kopësht me 100 pemë artistes së madhe kosovare, e këto pemë t’i mbjellësh së bashku me kolegët e saj artistë.??Sot përmbushëm edhe një amanet të sajin, se pemët i donte kaq shumë.?

Publiée par Erion Veliaj sur Samedi 15 février 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK