Connect with us

Kosovë

Emri i madh i boksit çartet, ka dy fjalë për Albin Kurtin dhe një thënie të çuditshme!

Publikuar

Ish boksieri i mirënjohur, Fatmir Makolli, është në festë të madhe pas formimit të Qeverisë së Kosovës, uron kryeministrin e ri Albin Kurti, uron kryetaren e re të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Urime Kosovë, për herën e parë u çlirove! Urime VV, urime LDK. Ishalla e mbara iu prinë, tash u çlirua Kosova përnjëmend.

Përgëzoj Glauk Konjufcën për sakrificën, përgëzoj Agim Veliun si ministër i punëve të brendshme, përgëzoj Antoni Qunin – atdhetarin e madh, përgëzoj Behxhet Pacollin për veprimin e madh që votoi Qeverinë Kurti dhe gjithë ata që e votuan Qeverinë”, tha Makolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Makolli i takon gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina, pesë herë kampion dhe gjashtë nënkampion i ish Jugosllavisë. Ai në vitin 1987 zuri vendin e tretë në Kupën Botërore në Beograd.

NA NDIQ NË FACEBOOK