Connect with us

Lajme

Emiliano Shullazi dhe Gjergj Cukali në “rrjetën” e OFL

Publikuar

me

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar të martën formularin për deklarimin e pasurisë dy subjekte të tjera që preken nga Ligji Special.

Kësaj radhe bëhet fjalë për Emiliano Shullazin dhe Gjergj Cukalin, dy personazhe të njohur për publikun të botës së krimit.

Emiliano Shullazi aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërsa, Gjergj Cukali u dënua me 10 vite burgim në vitin 2006, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe aktualisht ndodhet në liri. Cukali u ndalua disa kohë më parë për vrasjen e ish policit Arben Bilali, por më pas në mungesë të provave u lirua.

Sipas ligjit, Shullazi dhe Cukali duhet t’i përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

OFL njofton që prej nisjes së operacionit e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë./A2 CNN

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com