Connect with us

Sport

Emery thyen heshtjen pas largimit nga Arsenal, ka përgjigje për akuzat ndaj tij

Publikuar

me

Emery ka akuzuar disa lojtarë të tij për qëndrime kontraverse ndaj tij dhe klubit. Spanjolli beson se rrugëtimi i tij me Topçinjtë në fillim ishte shumë i mirë dhe rënia nga forma ndodhi si pasojë e shumë pakënaqësive të lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

48-vjeçari e drejtoi klubin londinez për 18 muaj, periudhë në të cilën arriti një finale të Ligës së Evropës dhe përfundoi në vendin e pestë në Premierligë.

Në një intervistë dhënë France Football, tekniku foli gjerë e gjatë për uljet dhe ngritjet që pati në Londër, përcjell lajmi.net.

‘’Arsenali para se të vija unë kishte marrë tatpjetën. Ne ndalëm ecurinë e keqe dhe filluam ta rindërtonim skuadrën. Ne e kishim edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve por në fund u prish gjithçka pasiqë ndodhën gjëra të papritura dhe i humbëm Laurent Koscielnyn, Nacho Monrealin, Petr Cech dhe Aaron Ramsey, lojtarë këta me rëndësi vitale për ecurinë tonë’’, deklaroi ish-trajneri i PSG-së.

Kujtojmë se pati shumë lojtarë të pakënaqur me situatën e Arsenalit nën drejtimin e Emerys. Situata shkoi deri në atë pike saqë Alexandre Lacazette dhe Mesut Ozil u deklaruan haptazi se ndihen më mirë pas largimit të spanjollit. /Lajmi.net/

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

MË TË LEXUARAT