Connect with us

Sport

Emanuela Rusta, arbitrja e parë e licencuar nga FIFA (FOTO)

Publikuar

me

Emanuela Rusta është gjyqtarja e parë e talentuar shqiptare e cila ka marrë stemën e FIFA-s, fakt me të cilin ka thyer të gjitha barrierat, duke përfaqësuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Në një intervistë për portalin Zyrtare.net arbitrja Rusta tregoi shumë gjëra, nga pasioni për arbitrimin, sfidat, vështirësitë e kështu me radhë.

Në vazhdim ju ftojmë të lexoni intervistën e Emanuela Rustës dhënë për redaksinë tonë.

Fillmisht, pse arbitre, pse zgjodhe këtë, apo si erdhe deri te kjo?

Arbitre sepse është një profesion shumë i veçant edhe femrat mund ta bëjnë njëlloj si meshkujt. E zgjodha këtë drejtim fal kolegut tim Enea Jorgji arbitri më i mirë në Shqipëri.

Sa kohë jeni në këtë profesion?

Kam 5 vite që jam në këtë profesion!

Ndeshja juaj e parë?

Ndeshja ime parë një ndeshje në kampionatin e femrave.

Ndeshja më e bukur, qe ti do veçoje?

Pa diskutim që është derbi, ndeshja e cila të bënë më ndryshe nga ndeshjet tjera.

Por momenti më i vështirë?

Futbolli ka momente të vështira dhe dua të potencoj se në çdo ndeshje ka raste të vështira.

Sfidat kryesore në rrugëtimin tuaj?

Sfida keyesore eshte te qendrosh ne suksesin qe kam arritur

Sa është vështirë të rreferohet një ndeshje futbolli në kampionatin e Shqipërisë. Te meshkujt apo vajzat?

Aspak e veshtirë nëse je e përgjegjëshme për vendimet e tua. Si ndeshjet e meshkujve dhe femrave kanë vështiësit sepse në futboll ndodhin situata të paparashikueshme.

Në cilat ndeshje ke më shumë të arbitrosh tek meshkujt apo femrat dhe pse?

Unë më shumë qejf kam të arbitroj tek të dyjat gjini pra edhe ndeshjet e meshkujve edhe tek femrat…pasi jam pro barazisë gjinore 😉

Cila është pjesa më e vështirë e këtij profesioni?

Vështersia e këtij profesioni është se duhet të jesh shumë e vëmendshëm dhe mos të ndikoj asgjë tek vendimet që jep.

Je e para arbitre shqiptare që ke fituar stemën e FIFA-s. Cfarë do te thotë kjo për ty?

Te qenurit arbitrja e parë shqiptare është arritje për mua dhe fillimi i një pune më të madhe akoma për të ardhmen.

Kjo hapë rrugët në ndeshjet ndërkombëtare, kur dhe cila do jetë?

Kam arbitruar ndeshje në arenën ndërkombëtare tani aktivizimi tjetër është në muajin mars.

Cilen ndeshje do te doje të arbitroje? Tifoze e ndonjë klubi?! 

Ne Portugali në një turne. Ndeshja qe do doja të arbitroja do ishin ndeshjet ne kupën e botës së femrave jashtë në arenën ndërkombtarë. Si arbitre që jam, bej tifo vetëm për arbitrat 😉

Po ashtu edhe nga FSHF je zgjedhur si arbitre më e mirë tek femrat, çfarë do të na thonit?

Perkushtimi dhe dëshira për këtë profesion si dhe mbeshtetja të bën të marësh vlerësime të merituara nga FSHF.

Çfarë duhet të ketë një vajz për tu bërë arbitre?

Një vajz për tu bërë arbitre duhet të jetë shumë e vendosur për ta bërë këtë profesion edhe të jetë serioze në punën që bën.

Mesazhi për në fund?

Mesazhi që dua të jap është që femrat duhet të besojnë më shumë tek vetja për të qenë të avancuara në çdo fushë ose profesion që dashurojnë dhe duhet të mos ndikohen nga opinioni publik. Femrat duhet të kenë më shumë mbështetje nga të gjithë për zgjedhjet që bëjnë.

Ju dëshirojmë suksese ne rrugetimin tuaj…

/Intervistoi: A.D – Zyrtare.net/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com