Kosovë
Edukatorja rrah fëmijën në një kopsht privat në Prishtinë (Video)

Në një nga kopshtet privat në Prishtinë, është parë një sjellje tejet e pakëndshme e një edukatoreje.
Në një video të siguruar nga Indeksonline, shihet se si mësuesja e kopshtit ushtron dhunë fizike ndaj një fëmije.
Në praninë e edukatores, ishte edhe një femër tjetër e personalit. Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i këtij institucioni pas publikimit të kësaj video.






















