Connect with us

OP / ED

Editorial: Koaliconi LSDM – BESA, pesha e votës shqiptare do të garantohet nga partia shqiptare

Publikuar

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Në prag të fillimit të fushatës zgjedhore dhe shpërbërjes së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut partitë po bëjnë kalkulacionet e fundit se si do të pozicionohen në këto zgjedhje.

Shumica e partive shqiptare i kanë publikuar interesat e tyre dhe në këtë situatë, duket se BDI do të shkojë e vetme në zgjedhje, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të futen në zgjedhje së bashku në koalicion parazgjedhor, ndërkaq shanset janë shumë të mëdha që Lëvizja Besa dhe LSDM të formojnë për herë të parë një koalicion parazgjedhor ndërmjet partive shqiptare dhe atyre maqedonase.

Shkëndijat e para të bashkëpunimit midis Besës dhe LSDM-së kanë qenë në kuadër të propozim-ligjit për letërnjoftme. Deputetët e Lëvizjes BESA kanë këkruar që në letërnjoftime të shkruajë edhe përkatësia etnike, konkretisht fjala “shqiptar/e” të jetë në grafë speciale për përkatësinë etnike.

Një propozim i tillë ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të Lëvizja Besa dhe LSDM, të cilët paraprakisht kishin arritur marrëveshje për dorëzimin e propozomi-Ligjit për letërnjoftime në procedurë parlamentare, në këmbim që Lëvizja Besa të mbështesë Ligjin për Prokurorinë Publike. Iniciativës së BESËS iu ishin bashkangjitur edhe deputetët e pakicave, si Partia e tuqrve, serbëve dhe të tjerë.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se partia që ai drejton është e gatshme që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të garojë në koalicion edhe me partitë shqiptare. Ai ka thënë se kanë komunikime të hapura edhe me Besën për shkak se bashkë votuam për ndryshimet Kushtetuese, bashkë e votuam ligjin për përdorimin e gjuhëve, bashkë votuam një pjesë të reformave, në të mirë të shtetit.

Zaev ka pohuar se si parti multietnike janë të pozicionuar shumë hapur dhe mundësitë për bashkëpunim me BESËN janë shumë të mundshme.

Por, dilemat në opinion janë shumë të mëdha, sidomos në çështjen nëse do të humbet pesha e votës shqiptare po që se votohet koaliconi me LSDM-në!

Një analizë e mirëfilltë e nxjerr në shesh pikërisht anën e kundërt të kësaj dileme, që do të thotë se vota e shqiptarëve brenda koaliconit me LSDM-në do të përfaqësohet direkt dhe fuqishëm nga Lëvizja BESA.

Shqiptarët nëse votojnë koaliconin mes partisë së Zaevit dhe Kasamit, sigurisht se nuk do të humbin në peshën e përfaqësimit të tyre, pasi garancë për votat e shqiptarëve brenda këtij koaliconi e ka Lëvizja BESA dhe çdoherë kur do të vihen në tavolinë çështje ku preket drejtëpërsëdrejti interesi i shqiptarëve, Lëvizja BESA do të ketë zërin e saj.

Edhe pse ende nuk ka një koalicion përfundimtar, llogaritë po bëhen që Lëvizja BESA të ketë bartësin e listës në njësinë numër 6, e që sipas të gjitha gjasave do të jetë kryetari Bilall Kasami.

Në negociatat që po zhvillohen brenda dy kampeve politike, ekziston mundësia që shqiptarët të jenë të rendituar lartë edhe në listat tjera zgjedhore, sidomos në njësinë numër 2 dhe në njësinë numër 1.

LSDM në zgjedhjet e kaluara kur kishte zgjedhur dy deputetë shqiptarë, supozohet se kishte fituar 50-70 mijë vota të shqiptarëve, ndërsa në një koalicion me Lëvizjen BESA ky numër edhe mund të rritet, ndërsa numri i deputetëve shqiptarë brenda koaliconit të LSDM mund të jenë dyfish në krahasim me zgjedhjet e vitit 2016.

Procesi i reformimit të partive maqedonase dhe përforcimi i vetëdijës së vlerës dhe rolit të votës shqiptare është një proces mjaft i rëndësishëm dhe me shumë sfida. Nëse kuptohet drejtë pesha e votës shqiptare, sidomos në kahjen se shqiptarët janë pjesë shtetformuese e Maqedonisë së Veriut dhe nuk vendosen stërkëmbëza në realizimin e këtyre të drejtave, mundësitë për një bashkëpunim më serioz në të ardhmen mes partive shqiptare dhe maqedonase është shumë i mundshëm dhe dobiprurës për paqe, siguri dhe mirëqenie ekonomike për të gjithë qytetarët.

NA NDIQ NË FACEBOOK