Kosovë
Edi Rama: Urime ditën e bekuar të Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën në 12 vjetorin e pavarësisë.
“Urime ditën e bekuar të Pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook me të zbardhur agimi.





















