Connect with us

Lajme

Edi Rama: Çështjen e Kosovës e hapi Lavrov – pozicionet tona janë shumë larg (VIDEO)

Publikuar

më

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se zgjerimi i agjendës sot në Moskë përtej asaj si Kryesues i OSBE-së, është bërë nga ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov.

Rama ka thënë në intervistë për Klan Kosova se dalja jashtë agjendës është bërë për Kosovën.

“Mua nuk më është lënë gjë tjetër përveç të përgjigjem lidhur me Kosovën apo aspektet bilaterale. Qysh në krye të herës kur kemi marrë Kryesinë e OSBE-së ka pasë një dakordësi që në çështjen, specifikisht të Kosovës ne do të qëndrojmë në një pozicion që nuk do të “djeg” mandatin e kryesisë, si rezultat i qëndrimit tonë të mirënjohur”, ka thënë Rama, njofton Klan Kosova.

“Lavrov ka bërë këtë zgjedhje dhe me kënaqësi jam përfshirë në diskutim sepse është padiskutim diçka e vlefshme që në Moskë të mbahet qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë lidhur me domosdoshmërinë që Serbia ta njohë Kosovë”.

“Është me shumë rëndësi që mua mu dha mundësia të jap qëndrimin shumë të qartë dhe shumë të prerë lidhur me këtë duke shtuar faktin që sidoqoftë, njohja e Kosovës nga Serbia është një proces në të cilin ka sot më shumë se dje mundësi vetë Kosova dhe faktori shqiptar të luajë një rol duke nxitur dhe jo duke e penguar apo nënvlerësuar dialogun”.

Rama nga Moska ka thënë se në këtë proces dialogimi me Serbinë duhet kuptuar që shqiptarët janë më të interesuar nga pikëpamja strategjike më shumë se Serbia.

“Nuk është çështja se unë dhe Lavrov dimë fundin sepse faktikisht u bë e qartë se pozicionet tona janë shumë larg. Pozicioni i Shqipërisë është pozicion i mirëkonsoliduar në një rrafsh më të gjerë, euroatlantik pavarësisht se disa nga vendet e NATO-s nuk e njohin Kosovën për arsye që lidhen me problemet e tyre te brendshme”.

“Rusia është në një pozicion tjetër të njohur, që nuk e njeh Kosovën për arsye që s’janë thjeshtë të lidhura me kontekstet e politikës ruse në raport me palën apo me popullsi dhe minoritete por me një strategji më të gjerë”.

Sipas Ramës nuk do të kishte gabim më të madh nga ana e faktori shqiptarë sesa ikja nga dialogu apo edhe vënia e parakushteve.

“Këtë e bëjnë humbësit, nuk e bëjnë fitimtarët dhe faktikisht shqiptarët e kanë fituar luftën tani duhet ta fitojmë paqen, për këtë duhet ta zgjidhin këtë problem dhe duhet të jenë aktiv në zgjidhjen e këtij problemi”.

“Pozicionet ekstreme idiote të etiketimin si “tradhtar” të atyre që shtyjnë përpara janë shprehje e frikës. Është e frikshme lufta sepse ka të bëjë me jetën, por paqja dhe përpjekjet për paqe janë shumë të frikshme për atë që është mbijetesa për pushtet e politikanëve. Nuk ka shans të bëjë paqe dhe të zgjidhë përmes dialogut një konflikt që çon në paqe asnjë politikan që ka frikë se mos i thonë tradhtar”.

“Kam vetëm keqardhje kur shoh se personazhe të jetës publike në Prishtinë dhe Tiranë më lëshohen apo ndërsejnë të tjerë të më lëshohen për tradhti apo konspiracion. Ata janë një arsye më shumë për të qëndruar në pozicion tim. Jemi fitues të një lufte që dukej e pamundur që të imagjinohej përpara se të fillonte e që do të mbaronte me këtë rezultat”.

“Sjellja si humbës që interesohen vetëm për pjesën e tyre në tepsinë e pushtetit të disave në Prishtinë është një degradim dhe prezumim për defaktorizim të Kosovës që ushqehet nga Tirana –  disa faktorë në Tiranë që nuk kanë lidhje me asnjë vizion strategjik por vetëm me mbijetesën”.

“Futja në temën e Kosovës e ministrit rus – ai e hapi ishte një mundësi për të mbajtur një qëndrim pa qenë të akuzuar se po vimë në Moskë për të bërë provokime dhe hapësirë për të mos i ikur një debati ku ne konfirmojmë qëndrimin tonë lidhur me Kosovën që nuk negociohet dhe mbi të cilin ne ngrenë gjithë legjitimitetin e procesit të dialogut me Beogradin”.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme58 minutes ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri2 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme3 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni4 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri5 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme6 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion7 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni7 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri8 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni8 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

Lajme9 hours ago

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)

Maqedoni10 hours ago

“Kanceri nuk do të thotë vdekje” – Onkologu Ilir Ismaili me mesazh të rëndësishëm për pacientët

NA NDIQ NË FACEBOOK