Connect with us

Kosovë

Edhe Ministria e Lumir Abdixhikut akuzohet se ka shkelur ligjin

Publikuar

me

Kompania ajrore Reisebüro Prishtina po pretendon se Ministria e Infrastrukturës e ka shkelur ligjin kur brenda ditës ia ka revokuar lejen për fluturime të një aeroplani.

Në një konferencë për media mbajtur në këtë kompani është thënë se Ministria e Infrastrukturës më 7 shkurt ka lëshuar leje fluturimi për ‘Air Mediterranee’ e cila po të njëjtën ditë rreth orës 22:00 të mbrëmjes e ka revokuar këtë leje për fluturime.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë me këtë konsiderohet se Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje të dispozitave ligjore.

Ata kanë deklaruar se do të ngritin edhe kallëzim penal për shkelje ligjore që pretendohet se i ka bërë në këtë rast Ministria e Infrastrukturës.

Sipas avokatit të angazhuar nga këto kompani Alban Maloku Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje të dispozitave ligjore të aviacionit civil për shkak se brenda nj ë dite ka lëshuar leje për fluturim dhe po të njëjtën ditë e ka revokuar.

Maloku tha se janë përgatitur për parashtrimin e kallëzimit penal ndaj zyrtarëve kompetent të Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare të cilën e kanë ushtruar.

“Ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje të dispozitave ligjore të ligjit mbi aviacionin civil për shkak se brenda një dite ka lëshuar leje dhe ka revokim, ndërsa në distancën mes lëshimit të lejes dhe revokimit vetëm kompania i ka procesuar të gjitha biletat i ka shitur dhe Ministria me një vendim arbitrar nxjerr vendim për revokimin e kësaj leje, unë si përfaqësues ligjor dëshiroj të ju njoftoj se jemi në hapat e mëtutjeshëm për parashtrimin e kallëzimit penal ndaj zyrtarëve kompetent të Ministrisë së infrastrukturës lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare të cilën e kanë ushtruar”, tha Maloku.

Sipas tij edhe lajmet që janë publikuar nëpër disa media lidhur me ‘mashtrimin e këtyre kompanive’, janë sponsorizuar nga disa kompani brenda territorit të Kosovës të cilët sipas tij pretendojnë të ushtrojnë monopol përmes shpifjeve.

Për krejt këto Maloku paralajmëron padi dhe kërkesë për kundërshpërbllim të dëmit që është shkaktuar.

Drejtor i kompanisë Reisebüro Prishtina, Gafurr Aliu, deklaroi se, Ministria e Infrastrukturës nuk po i përgjigjet kompanisë për t’i dhënë sqarime rreth revokimit të linjës ajrore.

“Problemi me licencën po vazhdon edhe sot, e njëjta është seMinistria e Infrastrukturës nuk përgjigjet dhe nuk kontakton me kompaninë, ne jemi detyruar sot me marrë kompani gjermane e kompani të tjera vetëm me i transferuar udhëtarët deri në Shtuttgart, të cilët kanë mbetur dje aty, kurse udhëtarët për Munih është dashur që t’i dërgojmë deri në Shkup, ku në Shkup e kanë marrë lejen brenda 15 minutave dhe e kemi realizuar fluturimin prej Shkupit”, u shpreh Aliu.

Edhe Aliu pretednon se krejt kjo është bërë për shkak të konkurrencës.

Sipas ekspertit të aviacionit Albion Idrizi, çdo avio kompani brenda zonës së përbashkët evropiane mund të operojë pa asnjë kufizim brenda territorit të Kosovës dhe në destinacione të ndryshme brenda kësaj zone. Për këto sipas tij nuk ka nevojë as leje por vetëm kërkesa formale

“Aviacioni civil në Kosovë është identik me avia cionin civil evropian, Kosova vullnetarisht ka adoptuar të gjitha Konventat Evropiane përfshirë edhe marrëveshjen për hapësirën e përbashkët ajrore evropiane, kjo nënkupton që çdo avio kompani brenda zonës së përbashkët evropiane mund të operojë pa asnjë kufizim brenda territorit të Kosovës dhe në destinacione të ndryshme brenda kësaj zone, pra nuk ka nevojë as leje po vetëm dërgohet kërkesa formale me të cilën verifikohen dokumentet e avio kompanisë dhe lëshohet një notë mirëseardhje për avio kompaninë”, tha Idrizi.

Idrizi për aeroplanin në fjalë tha se është dashur t’i lejohet operimi për shkak se avio kompania është brenda Bashkimit Evropian dhe brenda zonës së përbashkët ajrore.

Sipas tyre kompania dhe BE kanë kërkuar përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës por që nuk kanë marrë përgjigje./KosovaPress/

 

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com