Sport
E turpshme: Thyhen autobusët e tifozëve të Yllit e dëmtohen makinat private të tifozëve të Pejës

Në ‘Mizahir Isma’ në Rahovec, gjithçka shkoi për mrekulli brenda parketit, por jo edhe në tribuna, e jashtë palestrës, shkruan lajmi.net.
Burime të lajmi.net nga vendi i ngjarjes kanë treguar se disa autobusë të tifozëve të Yllit janë demoluar, si dhe disa makina të tifozëve të Pejës, që kishin ardhur në Rahovec për përkrahjen e skuadrës së zemrës.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë autobusët e dëmtuar. Thuhet se incidentet nuk kanë ardhur si pasojë e përplasjeve mes dy tifozërive të Pejës e Yllit, por nga tifozëria e vendit që organizoi ‘Final 8’.

Përkundër faktit se Rahoveci shkëlqeu në organizimin e ‘Final 8’ në palestër, duket se jashtë saj ka dështuar në masat e sigurisë.
Më poshtë mund të shihni një fotografi, që tregon gjendjen e një autobusi të tifozëve të Yllit. /Lajmi.net/


















