Sport
E fyen në baza racore, sulmuesi i Portos bën veprimin e papritur

Marega festoi golin e tij duke treguar ngjyrën e lëkurës në krahun e tij, duke nxitur tifozët vendas të bënin thirrje të majmunëve dhe të gjuanin me karrige nga stadiumi.
Pavarësisht se e kapi karrigen dhe filloi të festonte, abuzimi vazhdoi, duke detyruar Marega të merrte një vendimi dhe të përpiqej të dilte nga fusha, transmeton lajmi.net.
Gjatë shkuarjes në tunelë, Marega bëri gjest me dy gisha poshtë drejt tifozëve të Vitorja.
Shokët e skuadrës dhe lojtarët kundërshtarë, përfshirë trajnerin e Porto, Sergio Conceicao, më pas ndaluan Marega për t’u larguar.
Duket se ata po përpiqeshin të bindnin sulmuesin e Malit që të vazhdojë të luajë.
Gjithsesi, ai u largua dhe pamjet e asaj çfarë ndodhi mund t’i shihni më poshtë. /Lajmi.net/
FC Porto’s Moussa Marega substitutes himself off the pitch following racist chants in Portugal.
Instead of stopping Marega from substituting himself, FC Porto players should have left the pitch with him. Shocking scenes.pic.twitter.com/EB4xk2fsxz
— Troll Football (@TrollFootball) February 16, 2020





















