Connect with us

Kosovë

E diela e zymtë: VV e PSD bashkohen për të shkelur bizneset e vogla dhe favorizuar të mëdhatë

Publikuar

me

Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, këshilltarët komunalë u dakorduan që kryetari i Komunës, z.Shpend Ahmeti, të sillte në Kuvend një rregullore të re për orare të punës së bizneseve. Sipas kësaj rregulloreje, parashihet që dita e diele të jetë ditë pushimi për të gjithë.

Ky veprim tashmë është në funksion edhe në qytete të tjera të Kosovës. Mitrovica e Agim Bahtirit dhe Vushtrria e Xhafer Tahirit janë në mesin e tyre, ku në pushtet është edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Por, jo gjithçka shkon në rregull edhe në këto komuna.

Në hyrje të Vushtrrisë, të dielën që shkoi vazhdonte punën si zakonisht Qendra e Madhe Tregtare “Interex”. Këtë informacion e ndau me Periskopin një lexues i saj nga ky qytet.

Por, Interexi mund të mos ketë qenë duke e thyer asnjë ligj sepse brenda “pushimit të së dieles” ka përjashtime.

E diela pritet të bëhet pushim për të gjitha bizneset, përjashto ato që do të jenë të afta të paguajnë taksa shtesë.

Kjo nënkupton se nga një pushtet që me fjalë favorizon bizneset e vogla e të mesme në kurriz të bizneseve të mëdha, pushteti i ri po bëhet me vepra favorizues i bizneseve të mëdha në kurriz të bizneseve të vogla e të mesme.

Në profilin e asamblistit të Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Eman Rrahmanit, ka shumë polemika e të cilat pasqyrojnë pikërisht këto parregullësi.

Madje, analisti nga diaspora, Bleron Baraliu, e konsideron një veprim të tillë shkurtpamës e diktatorial.

“Kjo është shkurtpamëse. Kush është pushteti me ju tregu njerëzve a me punu a jo. Larg jemi ne nga standardi ku mund të imponojmë luks të tillë. Mos u bëni të marrë, thuani jo diktaturës,” – shkroi ai.

Ndërkohë, një tjetër komentues me emrin Liridon Llapashtica deklaroi:

“Këto kiosqet kanë me i mbyllë, këto marketet në mahallë, aaaa ALBI MALL [ka] me punu, edhe atë fort, se ai po i pagujka taksa ekstra. Turp se si po favorizohen disa oligarkë karshi bizneseve të vogla.”

Natyrisht, është e logjikshme se një rregull i tillë do të detyrojë kompanitë e vogla që kanë një ose dy punëtorë, ose kompanitë ku punëtorët janë të vetëpunësuar që të mos kenë shans të konkurrojnë ndaj kompanive të mëdha, sidomos në sektorin e shërbimeve.

E diela në Prishtinë duket se do të jetë si e diela në Vushtrri, një ditë në të cilën bizneset e mëdha operojnë krejt të shpenguara nga konkurrenca edhe ashtu e vogël e bizneseve të vogla.

Periskopi do t’iu mbajë të informuar për çështjen./Periskopi

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com