Connect with us

Sport

E BUJSHME/ Gjiganti europian harton strategjinë për të blerë Halandin

Publikuar

me

Mançester Siti po shqyrton për të gjetur pasardhësin e sulmuesit të tij Serxho Aguero.

“Qytetarët” dëshirojnë një “bomber” të pamëshirshëm para portës dhe alternativa e parë është Erling Haland i Borusia Dortmundit. Media britanike “90min” shkruan se klubi anglez do të tentojë ta blejë sulmuesin norvegjez në verën e vitit 2021, kur skadon dhe kontrata e Agueros me Mançhester Sitin. Nëse Dortmundi do të nxirrte në treg Halandin, Siti duhet të paguajë dhe klauzolën e prishjes së kontratës me verdhezinjtë e cila kap shifrën e 75 milionë €.

Megjithatë, trajneri i Mançester Sitit Pep Guardiola ka përzgjedhur një alternativë të dytë nëse operacioni për transferimin e Halandit dështon. Katalanasi ka futur në listë dhe Mauro Ikardin, po argjentinasi mund të blihet nga PSG-ja në përfundim të këtij sezoni./panorama/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com