Sport
E ardhmja e Derrick Rose në pikëpyetje – Lakers dhe Philadelphia duan lojtarin e Pistons

Derrick Rose ka gjetur formë të lartë me skuadrën e Pistons, duke filluar të ngjasojë me versionin e Rose që ishte MVP me Chicago Bulls.
Pas paraqitjeve të mira të lojtarit, skuadra si Los Angeles Lakers e Philadelphia 76ers kanë filluar të interesohen për shërbimet e lojtarit.
Por, raportime të Ric Bucher (Bleacher Report) bëjnë të ditur se Pistons do të mbajnë lojtarin në radhët e tyre, transmeton lajmi.net.
Bucher shkruan se me Derrick Rose që po luan në nivele të afërta me një ‘All Star’ dhe me kontratën dy vjeçare prej 15 milionë dollarëve, vështirë se lojtari do të largohet.
Pistons pritet të kërkojnë një zgjedhje të draftit të parë dhe një lojtar kualitativ për të liruar Rose.
Mbetet të shihet nëse Lakers ose 76ers kanë ndonjë plan që mund të ndryshojë mendjen e Pistons, për të siguruar shërbimet e Derrick Rose. /Lajmi.net/


















