Shëndetësi
Dyshimi për rastin me koronavirus në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë: Në mesnatë dalin rezultatet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se një paciente, shtetase e huaj nga Britania e Madhe, po dyshohet për simptoma të koronavirusit, mirëpo kjo do të vërtetohet pasi të del rezultati i analizave, njofton Klan Kosova.
“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë që ka qëndruar në një qendër skijimi jashtë Kosovës me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”.
Ministri tha se pacentja ka kollë ka disa simptoma të lehta për këtë është e alarmuar dhe ka ardhur për të bërë kontrolla.
“Rezultatet po i presim, ekipet dhe të gjitha materialet e nevojshme janë në dispozicion. Në ora 23:00 apo më vonë pritet të dalin rezultatet dhe shpresojmë të mos jenë pozitive”.
Vitia tha se pacientja ka dyshuar për këtë pasi kishte parë lajmet se ata me të cilët kishte qëndruar në qendrën e skijimit janë infektuar me koronavirus.





















