Lajme
Dy shkupjan kapen me një sasi droge në Mal të Zi (FOTO)

Dy shkupjan janë kapur me 12 kilogram heroinë në vendkalimin kufitar Kula në Mal të Zi.
Siç shkruan TV21, gjatë një kontrolli të doganës malazeze në makinën “Hundai” me tabela të RMV janë konfiskuar 12 kg të lëndës narkotike, heroinë. Makina është drejtuar nga personi me iniciale A.A 28 vjeç nga Shkupi dhe bashkëudhëtari i tij I.S 23 vjeç gjithashtu nga Shkupi, përcjell Zyrtare.net
Dyshohet se kjo lloj droge ka nisur nga Maqedonia dhe përmes Kosovës dhe Malit të Zi ka pasur qëllim të eksportohet në vendet e Europës. Mësohet se destinacion i kësaj lënde ka qenë Italia./Zyrtare.net/
Nga pamjet shihni se ku ishte fshehur droga…
? Zaplijenjeno 1⃣2⃣ kilograma heroina❗️
➡️ Na graničnom prelazu #Kula presiječen je kanal krijumčarenja droge, a dvije osobe su lišene slobode, što je rezultat zajedničke akcije @PolicijaCG i #policija Republike Sjeverne Makedonije.@VladaMK@VladaCG pic.twitter.com/RjqB0wauqx
— Uprava policije Crne Gore (@PolicijaCG) February 23, 2020

















