Connect with us

Kosovë

Durrës, shkoi të grabiste banesën, plagos me armë zjarri pronarin

Published

on

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit, mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e plazhit.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Rexhep Terziu i moshës 45 vjeç, i cili ka marrë plagë në këmbë.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe ambulanca mbërritën në vendin ku ndodhi plagosja, raportojnë madiat.

Policia e Durrësit zbardh ngjarjen e mbrëmjes së sotme në zonën e plazhit, aty ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.

Sipas policisë një person i armatosur ka tentuar të vjedhë një banesë, por pasi pronari Rexhep Terziu dëgjoi zhurma, shkoi për të vëzhguar, duke u përballur me autorin, i cili ka qëlluar me armë zjarri, ku një nga plumbat e ka kapur në pjesën e këmbës.

Deklarata e plotë:

Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.

Në tentativë për të vjedhur, por që është  diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e  banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë kanë mburritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të  bërë të mundur kapjen e autorit

Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar.

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit  dhe kapjes së autorit.

NA NDIQ NË FACEBOOK