Lajme
Durrës, arrestohet pasi aksidentoi për vdekje një 74 vjeçar

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia në Durrës.
Një prej tyre, M.A.,24 vjeç, banues në Fushë-Krujë, të mërkurën, në Fushë-Krujë,Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.
Ndërsa A.K., 23 vjeç, banues në Shën Vlash,Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Volswagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.


















