Connect with us

Sport

Drita Islami thyen rekordin 40 vjeçar në 400m

Publikuar

Atletja shqiptare e Maqedonisë së Veriut ka arritur të regjistrojë rekord në shtegun në 400m në sallë të mbyllur, duke regjistruar kohe 56.35 dhe kështu ka bërë të thyej rekordi 40 vjet të vjetër.

Islami po merr pjesë në kampionatin e Bullgarisë, në salla të mbyllura, ku kampionia shqiptare merr pjesë jashtë konkurrencës në disiplinën 400 metra.

Drita ka shkruar në postimin e saj në “Facebook”, ku mes tjerash ka thënë: “Unë me të vërtetë e doja këtë rekord dhe punova shumë, bëra 3 gara në 3 javë duke filluar me 56.74 që ta përmirësoja në 56.62 dhe gara e tretë ishte ajo për të cilën po luftoja. Ky është rekordi im i 6-të shtetëror, por duhet të them që ky është i preferuari im pasi është rekordi më i vjetër që daton nga viti 1980 i cili ishte 56.49 dhe është një rekord i vjetër 40 vjeçar. Dua të falënderoj Federatën e Atletikës së Maqedonisë, Agjencinë e Rinisë dhe Sporteve për përkrahjen, gjithashtu edhe familjen time dhe natyrisht trajneren time Aleksandra Vojneska Zikova,  e cila besoi në mua dhe më nxiti të ec përpara”, ka thënë Islami.

Drita ishte në Sofje, ku ka zhvilluar përgatitjet për Kampionatin Ballkanik, i cili me 15 shkurt do të mbahet në Stamboll të Turqisë. Ajo sot udhëton drejt Shkupit, që më pas të vazhdon drejt sukseseve të reja.

NA NDIQ NË FACEBOOK