Kosovë
Dridhë Albin Kurti, në ditët e ardhshme merr këtë vendim…

Juristi dhe njohësi i çështjeve politike, Besnik Berisha, nëpërmjet një deklarate publike, ka thënë se në ditët në vijim, pritet që Kurti t’ia ulë pagën vetës dhe këshilltarëve të tij.
Por, sipas tij, ky ndryshim i vendimit të qeverisë Haradinaj, patjetër që do të ketë implikime negative për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, transmeton Botasot.
Ai, shtoi se kjo nuk duhet të ndodhë.
Postimi plotë:
Ne ditet ne vijim, ne mbledhjen e ardhshme te qeverise, pritet qe z. Kurti t’ia zvogeloje pagen vetes dhe keshilltareve te tij. Pajtohem plotesisht me kete sepse rritja ishte e pajustifikueshme dhe per pike te qejfit.
Por, ky ndryshim i vendimit te qeverise Haradinaj, patjeter qe do te kete implikime negative per pagat e gjyqtareve dhe prokuroreve, te cilet si rezultat i ketij vendimi fituan rritje te pages.
Kjo nuk duhet te ndodh!
Me gjase dikush i ka thene z. Kurti qe ne vendim ta precizoje qe zvogelimi i pages se tij dhe kabinetit te tij nuk ka efekt juridik per pagat e gjyqtareve dhe prokuroreve, por kjo eshte gabim dhe nuk mund te kete mbeshtetje ne ligj.
Ju qe e keni ndermend me i dale zot pages tuaj, kujdesuni nga tash, se mesi i javes ju zene me page te pergjysmuar.






















