Connect with us

Sport

Drejtuesit e FFK-së pritën përfaqësuesit e klubeve të Superligës së Kosovës

Publikuar

me

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth përgatitjeve për fillim sa më të mbarë të stinorit pranveror, derisa janë dëgjuar edhe vërejtjet dhe kërkesat e klubeve.

Me këtë rast presidenti Ademi uroi klubet për një stinor sa më të suksesshëm dhe bëri me dije se të gjitha organet e FFK-së tashmë janë të gatshme për nismën e garave të Superligës.

Po ashtu, gjatë këtij takimi drejtuesit e FFK-së dëgjuan edhe kërkesat e klubeve rreth vërejtjeve të paraqitura në Kuvend.

Me këtë rast, presidenti Ademi dhe sekretari Salihu i njoftuan përfaqësuesit e klubeve se Statuti i FFK-së së bashku me pjesën e kërkesave të përfaqësuesve të klubeve për amendamentim janë dorëzuar në UEFA dhe tashmë priten sugjerimet e UEFA-s e FIFA-s në lidhje me rifreskimin e Statutit, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Pas arritjes së sugjerimeve nga Komisioni miks i UEFA-s e FIFA-s, ekspertët e FFK-së do të bëjnë amendamentimin e Statutit, si dhe do të bëhet edhe përgatitja e raporteve financiare dhe raporteve tjera dhe në kohën më të shpejtë të mundshme do të caktohet data e Kuvendit të Punës, ku delegatët do të votojnë për ndryshimet statutare.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com