Connect with us

Lajme

Drejtorët e shkarkuar nga Taravari kërkojnë të kthehen , Taravari ministrin Arbër Ademi e quan “ kukull”

Publikuar

me

LajmeVendi
Updated: 10/02/2020 20:17
Drejtorët e shkarkuar nga Taravari kërkojnë të kthehen , Taravari ministrin Arbër Ademi e quan “ kukull”

Autor:
Desk
10/02/2020 20:17

– Reklama –

Përplasje të reja të mes ish drejtorëve dhe kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari në Gostivar. Tetë ish-drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit, kanë kërkuar që të kthehen në vendet e punës ku edhe treguan një vendim të gjykatës së shkallës së dytë administrative. Ata thonë se janë shkarkuar në mënyrë të jashtëligjshme.

Por, kryetari i Komunës së Gostivarit këta akuza i quajti të pabaza. Ai tha se BDI dhe LSDM duke ushtruar kontrolle në shkolla dhe bërë presion politik me çdo kusht mundohet që ti marrë kompetencat për herë të tretë. Ai madje ministrin e Arsimit e quajti “ kukull “duke thënë se kukulla nuk ka të drejtë dhe për këtë ka edhe vendim gjykate.

“Kemi marrë vendime për tu kthyer në vendet e punës , vendimet janë pozitive për shkak se ne jemi emëruar si në shkollat fillore po ashtu edhe në të mesmet konformë ligjit. Të tjerët që kryetari i komunës i ka sjell në zëvendësimet tona nuk posedojnë licencat , dhe njëherë thyhet ligji në mënyrë drastike”, deklaroi Xhezi Kamberi, ish-drejtor.

“Nuk ka vendim gjykate që ne duhet ta inplemetojm , vendimi gjykatës është i thjeshtë ministri s’ka të drejtë , nëse ministri s’ka të drejtë unë jam edhe kukulla s’mundet të kemi të dy të drejtë ose unë kamë ose kukulla. Në këtë rast gjykata administrative ka sjell vendim se kukulla nuk ka të drejtë”, theksoi Arben Taravari, kryetar i Komunës Gostivarit.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com