Connect with us

Sport

Dramë te Barcelona, Messi: Ose unë, ose Abidal

Publikuar

Mësohet se acarimet janë aq të mëdha, sa që Messi ka sjell situatën te Barcelona, ose ai, ose Abidali dhe jo të dytë më.

Ylli argjentinas mund ta lërë në verë skuadrën, në rast se Abidali vazhdon të jetë drejtor i skuadrës.

Messi është prekur aq shumë nga deklarata e Abidalit, që ka akuzuar lojtarët e Barcelonës se punuan për shkarkimin e Valverdes, sa që ka porositur drejtuesit e klubit që të shkarkojnë atë nga detyra.

Si rrallë herë, Messi dje publikisht e ka akuzuar ish- futbollistin francez për atë deklaratë, duke i thënë se duhet të shikojë punët e veta.

NA NDIQ NË FACEBOOK