Connect with us

Kosovë

Dorëzim para Serbisë: Konjufca thotë të mos aplikohet fare në Interpol, pavarësisht se taksa 100% do të hiqet

Publikuar

me

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka kërkuar në mbledhjen e Qeverisë që të shqyrtohet mundësia e mosaplikimit të Kosovës këtë vit në INTERPOL.

Konjufca tha se sipas analizave të brendshme Kosova nuk ka ndryshuar pozicion sa i përket mbështetjes.

“Është një çështje e ngutshme. Është lënda aktive për aplikim të Kosovës në INTERPOL, e cila do të aktivizohet shumë shpejt. Sipas analizave të brendshme të Ministrisë që përfaqësoj, gjendja nuk duket shumë optimiste krahasuar me vitet e kaluara. Me thënë të drejtën, Kosova nuk ka ndryshuar pozicion sa i përket mbështetjes, nëse krahasohen votimet me dy vitet e kaluara, kështu që ne do të marrim një vendim, sipas analizave, sipas të gjitha parametrave, Kosova do të kishte të njëjtin rezultat po të aplikonte edhe këtë vit”, tha ai.

Ai ka thënë se propozimi është mirë të bëhet vitin e ardhshëm.

“Propozohet që të jetë një takim në vitin e ardhshëm, që është shumë më i përshtatshëm për ne, për vendin ku mbahet, që është në Turqi, ku do të mund të ndodhte një punë më e madhe, sepse e kemi trashëguar një gjendje të rëndë dhe neve na ka ndodhë dështimi i votimit për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL. Më duket se më 1 ose 2 mars vetëm kjo çështje vendoset, ne duhet t’i lajmërojmë institucionet përkatëse që Kosova nuk do të aplikojë këtë vit, kjo sipas burimeve është këshilla e miqve tanë.

Propozoj që të shqyrtohet kjo dhe të dalim me një vendim, meqenëse është e rëndësishme të mos dështojmë, sepse dështimet nuk po janë të mira për Republikën”, ka thënë ministri.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti, tha se do ta trajtojë këtë çështje me urgjencë.

Ndryshe, taksa 100% ishte vendosur pikërisht pas dështimit të Kosovës për t’u futur në Interpol në fund të vitit 2018. Qeveria Kurti ka premtuar heqjen e taksës duke shpresuar që Serbia do të ndalë lobimin. Por, edhe kjo shpresë del se nuk ka qenë shpresë fare./Periskopi/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com