Kosovë
Dje shkroi për ‘dosjet kriminale’, tash deputetja e VV-së nderon UÇK-në (Foto)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku Muhaxha dje shokoi tërë opinionin ku përmendte dosje kriminale të UÇK-së, shkruan Periskopi.
“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së. Ndërkombëtarët nuk kanë fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tij është i shpejtë sikur kompjuteri, intelegjenca e tij e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data. Shumë i rëndë për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më të kompletuar të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjendet dhe dëgjon përballë tij në tavolinë”, citohet një analist serb nga zyrtarja e VV’së.”, kishte shkruar ndër të tjera deputetja e VV-së.
Për këtë deklaratë pati reagime të shumta e madje edhe nga Presidenti Hashim Thaçi i cili e ka pyetur deputeten e VV-së: “Çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?”.
Disa orë pas postimit, deputetja akuzoi presidentin se nuk ia ka lexuar statusin deri në fund të cilin ajo e ka fshirë nga muri i rrjetit të saj social.
Së fundmi, ajo ka përditësuar fotografinë e kopertinës duke publikuar emblemën e UÇK-së./Periskopi/
![]()






















